Pas Covidit vjen gripi i shpendeve! Raste te konfirmuara jane...

Alarmi per Gripin e Shpendeve ka kohe qe eshte ngritur. Ka qene organizata Boterore e Shendetit ajo e cila ka sinjalizuar Ministrine e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural per vemendje te shtuar ndaj ketij virusi, pasi aktualisht ka prekur vendet e rajonit edhe me gjere
Urdhri i ministrit ndalon ne rang kombetar tregtimin e shpendeve te gjalle ne mjediset e hapura dhe ne tregjet e kafsheve te gjalla. Lejohet levizja e shpendeve ne thertore te shoqeruar me certifikaten shendetesore veterinare.
Sipas prof.dr.Kristaq Berxholi permes nje analize te botuar ne gazeten Panorama , mishi i shpendeve duhet te gatuhet mire para se te konsumohet. Konsumimi ne lokale i shpendeve te egra nuk lejohet pa raportin e mjekut veteriner. Nenvleresimi i te gjithe ketyre masave eshte me pasoja per njerezit. Aktulaisht sipas Ministrise se Bujqesise jane tre vatra , Fushe Kruja, Dajt dhe Bujan. Ende pa kaluar pandemia e Covid -19 Shqiperia po perballet me nje tjeter kercenim shendetesor.