Pas çeljes së negociatave me BE, Rama ndryshon qëndrim! Zotohet: Do mbrojmë...

Në ceremoninë e ngritjes simbolike e flamurit të Europës në ambientet e Kryeministrisë, pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama u ndal pak dhe te media.

Përballë kabinetit qeveritar dhe të pranishmëve të tjerë, kreu i qeverisë tha se faza e re në të cilën ka hyrë vendi kërkon mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve. Po ashtu, ai shtoi se do të anagzhohet në përsosmërinë e vijës së sjelljes.

“Dua të shtoj se kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve, do të angazhohemi në të dyja frontet për të përsosur vijën e sjelljes. Dua të them se jam i vetëdijshëm se flamuri europian i ëndrrave që do të ngrejmë solemnisht, barrën më të madhe të detyrimeve e vendos mbi qeverinë që unë drejtoj. Kusuret dhe mediat tona lidhen me të gjithë”, u shpreh Rama.