Para pak minutash/ Kerkohet Doreheqja e Lulezim Bashes nga Partia Demokratike!

Fatbardh Kadilli si anëtari i Kryesisë së PD ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike si rezultat i humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pabusull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Jo vetëm për faktin se partia gjendet sot përballë humbjes së tretë, por më shumë se kaq, ky është një model që ka shterruar.

Me anë të këtij akti, ai jo vetëm njeh përgjëgjësitë për rezultatin, por edhe respekton një standard të vendosur në Partinë Demokratike nga paraardhësi dhe themeluesi i kësaj force, Sali Berisha.
I bëj thirrje Kryesisë të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri. Nuk kemi kohë për të humbur. Përpara shqiptarëve kemi misionin për një opozitë të re!

Gjithashtu, shpall sot kandidimin për detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Vijon…