Pamjet trishtuese nga Përmeti, Shqiponja lidhet e gjallë në tela! Autorët në kërkim...
Një rast i trishtë i keqtrajtimit të një shqiponje ka tronditur fshatin Buhal të Përmetit, duke nxitur një reagim të menjëhershëm dhe të fortë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë.
Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner kanë shkuar në vendngjarje per te shpetuar shpendin.
Një skuadër e specializuar është mobilizuar menjëherë për të ndihmuar shpendin e plagosur dhe për të ndërhyrë në këtë situatë të dhimbshme. Shpendi ishte lidhur në një portë me qëllim balsamosjen e tij të gjallë, dhe Policia e Përmetit po punon ngushtë për identifikimin e personit që është përgjegjës për këtë akt barbar.
Rasti është i konsiderueshëm dhe është nën hetim të thellë nga shërbimet hetimore dhe procedurale të Policisë. Ligji është i qartë në këtë drejtim, dhe autorët e keqtrajtimit të kafshëve të ndëshkohen me rëndësi sipas neni 207/c të Kodit Penal. Është e rëndësishme të sigurojmë se autori i këtij akti të tmerrshëm do të përballet me përgjegjësinë penale për veprën e tij – shkruan Zedhenesi i Policise se Shtetit Genti Mullai.
Shpendi aktualisht është nën kujdesin e një veterineri të specializuar dhe po merr trajtim mjekësor për plagët e tij. Veterinari është bashkëpunuar ngushtë me shërbimet e Policisë për të siguruar shërimin e shpendit pasi e ka çliruar atë.
Policia e Shtetit fton qytetarët të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë në numrin 112. Reagimi ndaj denoncimeve do të jetë i menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin. Është detyra jonë të mbrojmë dhe të sigurojmë kujdesin për kafshët dhe të ndjekim ata që i keqtrajtojnë ato përpara drejtësisë.