Pak minuta me parë, përsëri për Covid 19, ja të dhënat nga mjekët e familjes...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar pak minuta më parë se mjekët e familjes kane monitoruar gjendjen shëndetësore të 90 pacientëve të konfirmuar me #COVID19.

” 90 pacientë të konfirmuar me COVID19 janë monituar për gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët e familjes ‍‍përmes telefonit gjatë 24 orëve të fundit.

Përveç ndjekjes të të sëmurëve kronikë, 1600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me COVID19 që kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe po trajtohen në shtëpi.

Gjatë 24 orëve të fundit mjekët e familjes kanë kryer 2.975 konsulta online me pacientët për barnat me rimbursim dhe këshilla mjekësore, kryesisht për të moshuarit.