"Nuk Jeni Vetëm!" - At Thodhori Nikolla mes Lutjes jep këtë Mesazh Shpresëdhënës për të Gjithë!

Në përgjithësi qyteti i Gjirokastres ka qënë dhe mbetet i qetë edhe këto ditë të pandemisë botërore. Gjirokastritët po tregohen të kujdesshëm duke zbatuar me korektësi të gjitha udhëzimet…

As sot në Gjirokastër dhe rethina fatmirësisht nuk kemi asnjë rast infektimi. Falenderojmë dhe lusim Zotin të mbetemi kështu.

Si gjithë të tjerët edhe ne ( jashtë vullnetit ) jemi në karantinë po asnjëherë jashtë detyrës…

Në shtëpi të izoluar por gjithmonë të kujdesshëm. Në lutje për vete dhe komunitetin që Zoti i gjithëfuqishëm të na japë kurajo e durim, të na forcojë në besim pèr të përballuar këtë izolim të detyruar.

Ndihma jonë nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Arma më e fuqishme e jona është me përunjësi dhe besim të pa lëkundur. Perëndia që është dashuri nuk do të na braktisë edhe këto ditë karantine. Pra nuk jeni vetëm!

Mitropolia e Shënjtë e Gjirokastrës ( që në fillimet e saj ) asnjëherë nuk ka qënë thjesht vëzhguese… por një kontribuese e denjë pèr njerëzit në nevojë, pamvarësisht mundësive…

Uroj dhe lutem që kjo situatë e turbullt pandemije të kalojë sa më lehtë e pa pasoja. Me durim, besim dhe shpresë tek Zoti i Gjithëfuqishëm, tek bariu i mirë që nuk e ka braktisur kurrë grigjën se edhe këtë radhë do të kujdeset për krijesën. Besoj se së afëmi do tju shoh përsëri të gëzuar. Zoti me ju qoftë dhe nga çdo e keqe ju mbroftë !

Amin !

Ky ishte mesazhi i bekuar dhe shpresedhenes nga At Thodhori Nikolla nepermjet Gjirokastra Online per te gjithe…