Njoftim i Rëndësishëm/ Në Bregdet nga Sot Moti Përkeqësohet

Një njoftim i rëndësishëm i Drejtorisë së Përgjithshme Detare në Durrës bën me dije se moti në ditët në vijim do të përkeqësohet.

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës njofton se nga dita e sotme, 20 -23 dhjetor Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 38 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesnatën e ditës së dielë era dhe deti të kenë të njëjtin intesitet duke përfshirë të gjithë bregdetin shqiptar.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike autoritetet detare kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.”