Edi Rama jep njoftimin e rendesishem: Ja si do te nise riatdhesimi nga Italia ne fund te javes.

Ja si do te nise riatdhesimi nga Italia ne fund te javes.

“ Plan i Riatdhesimit do të përshpejtohet dhe si të gjitha masat e tjera, do të ndryshojë në vijim duke u adaptuar në funksion të të dhënave nga fusha e luftës me COVID-19”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

“Pas grupit të parë të riatdhesimeve, për të gjithë ata që janë konsideruar në bazë të kritereve si grupe në nevojë, tani jemi angazhuar për të zgjidhur më gjerë këtë cështje. Duke filluar nga dita e shtunë datë 18 prill “Air Albania” do të nisë fluturimet nga disa destinacione europiane për ata që duan të kthehen në atdhe. Për të plotësuar kushtet e karantinimit kemi një marrëveshje me disa hotele në Durrës, që kanë shprehur vullnet për t’u kthyer në karantina.

Transporti ajror do të kryhet nga “Air Albania”, e gjithë paketa ku përfshihet transporti dhe hoteli do të mund të rezervohet online me pagesa të arsyeshme. Garantohen kushtet sanitare dhe shëndetësore. Për të kryer rezervimin duhet të të shkoni te faqja airalbania.com.al dhe më pas rubrikën riatdhesime. Klikoni te linku i hotelit te paketa që u përshtatet dhe më pas konfirmoni formularin elektronik.

Formulari do të firmoset fizikisht në sportelet e “Air Albania”-s nga ku do të udhëtoni. Ju lutem lexoni me kujdes kushtet e vendosura, pasi nuk do të tolerojmë askënd që thyen rregullat e vendosura. Pasi të keni pranuar kushtet mund të procedoni me pagesën elektronike për karantinën 14 ditë. Në email do të vijë konfirmimi për rezervimin e akomodimit së bashku me një kod unik të cilin do ta përdorni për të vijuar me rezervimin e biletës së avionit. Me Kodin kryeni rezervimin e biletës dhe pagesën. Kështu do të keni përfunduar procesin. Air Albania do dërgojë detajet për ditën dhe orën e fluturimit në email.

Në Rinas do të verifikohet gjendja shëndetësore me më pas të shoqëruar me mjetet e transportit në shoqërimin e policisë do të drejtoheni në Durrës. 14 ditë në karantinë. Pas verifikimit nga stafi mjekësor do të ktheheni në shtëpinë tuaj. Fluturimet do të nisin me Romën, por edhe nga destinacione të tjera mund të përdoren për të udhëtar nga Tirana drejt Italisë nga qytetarët italianë apo shqiptarë që kanë leje në vendin fqinj. Ju lutem respektoni kërkesat e vendosura nga Italia. Sistemi elektronik për rezervimet online do të jetë gati nga dita e enjte në orën 10:00. Për cdo paqartësi do të vendosim disa numra kontakti” tha Balluku.