Veprimet që duhet të bëni me rihapjen e aplikimeve për "pagat e luftës"

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kete njoftim lidhur me rihapjen e aplikimeve per “pagat e luftes”.

Ato do te rihapen nga dita e sotme,pra 30 prill dhe vazhdojne aktive deri ne date 5 maj 2020.

Ky njoftim behet per te gjithe ata tatimpagues dhe individe qe nuk kane mundur te aplikojne per te perfituar nga paketa e pare e ndihmes.

Tatimpaguesit të cilët janë identifikuar nga Adiministrata Tatimore si përfitues të Paketës Nr. 1, do të njoftohen nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing për mundësinë e aplikimit nëpërmjet kësaj llogarie për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 1”.

Subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas Formularit, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

“Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të vijuar zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID -19”, thuhet në njoftim.