Njoftim per nisjen e aplikimit per dokumente biometrike ne dy zyra te konsullates shqiptare ne Bari, Itali dhe Stamboll, Turqi

Kane nisur aplikimet per dokumente biometrike ne dy dy zyrat e hapura prane konsullates shqiptare ne Bari, Itali dhe Stamboll, Turqi.

Në Konsullatën shqiptare në Bari dhe në Stamboll ofrohet edhe shërbimi i aplikimit për pasaportë biometrike dhe ID Kartë, në bashkëpunim me MEPJ dhe Koncesionarin ‘Aleat’.

Të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në rajonet e Puglias, Molises, Basilikatës, Kalabrisë, Sicilisë dhe Sardenjës mund të aplikojnë për këtë shërbim në Konsullatën në Bari. Ndërsa shtetasit shqiptarë rezidentë në Turqi mund të aplikojnë në zyrën në Stamboll.Rezervimi për aplikime bëhet online në ‘e-Albania https://rezervo.aleat.al/

Zyra e aplikimit në Bari dhe në Stamboll janë 2 nga 6 zyrat e reja që hapen në Europë. Zyrat e tjera të aplikimit hapen pranë Ambasadave Shqiptare në Vjenë, Austri; në Paris, Francë; në Berlin, Gjermani dhe në Stokholm, Suedi.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të nxitojnë për të aplikuar, për ID kartë apo pasaporta biometrike.#AplikoSot