Njoftim i Policisë së Shtetit

Njoftim i Policise se Tiranes:

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet punonjës policie, i cili ka kryer shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë G. N., pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Drejtoria e Standardeve Profesionale do të grumbullojë dhe analizojë të gjitha provat dhe në fund të hetimit do jepet masa sipas shkallës së shkeljes.

Gjithashtu, Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative sipas Aktit Normativ, 2 të rinjtë që u konstatuan se kishin thyer orarin e ndalim-qarkullimit dhe kishin dalë për shëtitje me biçikletë, në shkelje të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.