Njoftim i Policise se Shtetit për situatën e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi

Policia e Shtetit informon për situatën e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi dhe këshillon:

Ja situata:

• me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.

• me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

• me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.