Njoftim i Ministrise se Shendetesise per pacientin qe ka nderrruar jete gjate transportimit drejt Gjirokastres

Njoftimi i plotë:

Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon:

Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.