Njihuni me qendrat shendetesor verore qe do te hapen per sezonin e ri turistik
Sipas Ministres se Shendetesis Ogerta Manastirliu 133 mjekë dhe infermierë do të jene ne gatishmeri sherbimi ne qendrat shëndetësore gjate sezonit turistik per mbrojtjen nga Covid19.
Kjo do te ndodhe gjate gjithe vijesd bregdetare ku do te funksionojn 28 qendra shëndetësore ashtu dhe ne zonat turistike malore.
Koordinim do te kete Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore me postacionet e autoambulancave, ka theksuar Manastirliu.
Ajo deklaroi gjithashtu se ka nisur edhe programi i dezinsektimit, sipas zonave të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik, për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe zonat ku do të hapen qendrat shëndetësore verore janë: Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh, ku shërbimi shëndetësor do të funksionojë 24/7 në periudhën 15 Qershor— 31 Gusht 2020.