Njihuni me nje njoftim te rendesishem te Ambasades Shqiptare ne Greqi

Pernes nje njoftimi, Ambasada e Shqipërisë në Greqi, po planifikon të realizojë aplikime për pajisje me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti në disa nga qendrat më të mëdha të ishujve të Greqisë.

Ambasada thekson se në shërbim të këtij projekti nga dita e sotme ka filluar mbledhja e kërkesave dhe hartimi paraprak i listave me qëllim përzgjedhjen e pikave të aplikimit të cilat do përfshijnë një rreze të gjerë të vendbanimeve të qytetarëve shqiptarë në këta ishuj.

Janë të lutur të gjithë personat e interesuar të dërgojnë në adresën consulate.athens@mfa.gov.al kërkesën e tyre me subjekt “Aplikimet në ishull” si dhe të dhënat e mëposhtëme:

1. Emër Mbiemër
2. Numrin personal (NID)
3. Kodin e aplikimit
4. Datën e skadencës së pasaportës
5. Adresen e banimit – Ishulli
6. Rajoni

“Sqarojmë paraprakisht se prioritet do kenë ato dokumente biometrikë i të cilave afati i skadimit është deri më 31 dhjetor 2020.

Afati i pranimeve të kërkesave për fazën e parë është deri në datën 13 shtator 2020.”, perfundon njoftimi i Ambasades..

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com