Nje urim per Artin Finon, Drejtorin e ADISA ne Gjirokaster

Kur ADISA filloi aktivitetin ne Gjirokaster, qershor 2017, midis punonjesve ishte dhe ekonomisti Artin Fino, djali i ish -mesuesit te nderuar Luan Fino.

Artini, edhe pse me rezultate ne shkolle, nuk priti te punesohej menjehere ne administrate dhe nuk qendroi dhe nje dite pa pune, u vetpunesua ne biznes privat ne fushen e sherbimeve.

Keshtu, ne kerkim te ushtrimit te profesionit, pas disa vitesh , e gjeti veten tek ADISA, qender e rendesishme sherbimesh dhe ballafaquese me qytetaret.

Dikur nepunes i thjeshte i saj, sot Drejtor i institucionit, Artini ndjehet i vleresuar dhe i mobilizuar qe kete vleresim ta shperbleje me pune drejtuese dhe organizuese shembullore per cdo qytetar qe troket per te marre sherbime tek ADISA.

Ngarkesa ne kete pune eshte e madhe dhe si deri dje, qe priste me miresjellje e korrektesi cdo qytetar dhe u zgjidhte ne kohe kerkesat apo ankesat,ne pozicionin e ri te drejtuesit do te jete dhe me afer qytetareve qe ketu  marrin sherbime per sigurimet shoqërore, tatimet, hipotekën, kartat e shëndetit, gjendjen civile dhe QKB, institucione keto te “mbledhura” ne nje vend ne sherbim te publikut.

Artini si drejtues i ri tek ADISA nje premtim e ka:” “Qellimi im ka qene dhe do jete qe nga ADISA te mos dali asnje qytetar i pakenaqur”.

Urime dhe pune te mbare!