Një projekt i ri në Bashkinë Tepelenë

Projekt i ri në Bashkinë Tepelenë

Ky investim me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon rikonstruksionin e rrugës Salari-Nivicë.

Segmenti rrugor që do t’i nënshtrohet kësaj ndërhyrjeje fillon në dalje të fshatit Salari dhe përfundon në fshatin Nivicë.

Projekti përfshin ndërhyrjet e mëposhtme:

Asfaltim të rrugës me binder të mbyllur

Infrastrukturë për largimin e ujërave të shiut

Ndërtim vepra arti të reja

Aktualisht punimet po vazhdojnë me zgjerimin e trupit të rrugës si dhe punime gërmimi dhe nënshtresash.

Kjo rrugë lidh zonën e Lopësit si dhe Salarinë me Nivicën, duke dalë në det me investimet e tjera që po kryhen në rrugën Gusmar-Kuç dhe Lotin e III të rrugës së Lumit të Vlorës.