Një peripeci e vogël me shëndetin e Kryepiskopit Anastas
Njoftimi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë:
NJË PERIPECI E VOGËL ME SHËNDETIN E KRYEPISKOPIT ANASTAS
Pasditen e së premtes, dt. 26 qershor 2020, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastasi, u shtrua në një spital privat në Tiranë, për shkak të shqetësimeve kardiake.
Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave. Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm.
Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë.
Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës dhe Durrësit,
27 qershor 2020