I aksidentuari rende ne Gjirokaster niset urgjent me helikopter ne Tirane-Detajet nga Mjeku i njohur Roland Karalli

Nje i moshuar ne Gjirokaster eshte aksidentuar rende dhe eshte nisur me helikopter per ne spitalin e traumes ne Tirane.

I moshuari eshte 80 vjecari Demir Demiri qe, ndersa ishte duke krasitur hardhite, ka rene nga nje lartesi prej 4 metrash dhe ka demtime te renda ne koke.

U lidhem me telefon me kirurgun e njohur gjirokastrit Roland Karalli te spitalit Rajonal te Gjirokastres i cili na njohu me gjendjen e te demtuarit dhe situaten ne vazhdim:”

” Ishte nje traum e kokes me fraktura dhe me paraqitjen ne urgjence i demtuari mori mjekimin fillestar dhe u pa e nevojshme per sherbim te specializuar. Per kete u njoftua dhe i demtuari u nis me helikopter per ne spitalin e traumes ne Tirane”.