Një Makinë Eshtë Përfshirë nga Flakët në Qytetin e Elbasanit

Automjeti ishte parkuar në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa sipas policisë i përket punonjësit të policisë me inicialet E.GJ.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke hetuar. Një ndër pistat kryesore ku po hetohet është zjarrëvënia e qëllimshme për shkak të detyrës së punonjësit të policisë.

Djegia e mjetit është kryer pranë banesës së policisë që ndodhet në afërsi të doganës së Elbasanit, ndërsa policia vijon hetimet për ngjarjen.