Një Lajm i Keq për Duhanpirësit: Nga Sot do Paguajnë 10 lekë më Shumë për Paketat e Cigareve

Duhanpirësit nga 1 Janari paguajne 10 lekë më Shumë për Paketat e Cigareve, çmim i ri qe do rendoje ne xhepin e atyre qe e pijne.

Shkak eshte rritja e akcizës me 5 lekë në fillim të këtij viti e parashikuar në kalendarin e akcizës që në paketën fiskale të vitit 2017.

Sipas Monitor, përllogaritja e TVSH-së mbi rritjen 5 lekë e kanë rritur çmimin fundor të një pakete me 10 lekë.

Në paketën fiskale të vitit 2017 qeveria miratoi një kalendar për rritjen e akcizës vit pas vit deri më 2021. Sipas këtij kalendari akciza në vitin 2020 arriti në 6250 lekë për 1000 copë cigare nga 6000 lekë që ishte vitin e kaluar.

Sipas kalendarit që tashmë është në fuqi vitin që vjen akciza për 1000 copë cigare shkon në 6500 lekë.