Nje lajm i gezuar per Doktorin e njohur Alban Hatibi

Dr.Alban Hatibi e fitoi betejen me covid 19

Kete lajm te gezuar e ka dhene shefja e reanimacionit në spitalin COVID 2 Alma Cani.
Ja mesazhi i saj:

Kenaqesi per mua t`ju njoftoj qe Dr Alban Hatibi e fitoj betejen me Covid 19! ????

Çdo dite duke u perballur me kete uragan qe nuk po mbaron, cdo dite duke u ndeshur me kete te keqe qe nuk po kursen jeten e njerezve, perfshire ketu edhe moshat e reja, per ne bluzat e bardha rreziku eshte i madh dhe ne nuk jemi te perjashtuar nga e keqja, qe eshte afer nesh cdo çast!

Dr Albani prej vitesh ka punuar me perkushtim, devotshmeri, profesionalizem e modesti në ndihme te jetes se pacienteve ndaj kthimi i tij mes nesh eshte i domosdoshem!

Faleminderit te gjitheve per mesazhet pafund qe te gjithe ju miq, kolege, familjare, dashamires, pacient, te njohur e te panjohur qe nuk reshten gjate gjithe ketyre diteve si suport moral per te gjithe ne!

Kenaqesise tone i shtohet dhe fakti qe kthimi i Dr Albanit në kete arene lufte te pergjakshme qe ne po perjetojme, na jep force, besim e shprese qe ne sebashku do ja dalim!

Asgjë në jetë nuk duhet të na frikësoje: duhet te kuptojme e te jemi realist!

Respektoni rregullat!

Mbroni jeten tuaj dhe te te tjereve! Rrespektimi i rregullave nga ju eshte ndihme per jeten tuaj e forca jone!