Nikolla Llambro kthehet ne shtepi, në dashurinë e tij të veçantë dhe të shtrënjtë, Gjirokastrën

Në dashurinë e tij të veçantë dhe të shtrënjtë, Gjirokastrën. -reportazh shkruar nga Nikolla Llambro

Sa herë më duhet të udhëtoj për në Gjirokastrën tonë, një javë para fillojnë emocionet.Malli për të më zgjohet vrullshëm duke më pushtuar gjithë qënien. Padurimi i ditës e i momentit të nisjes herë herë është aq i vrullshëm sa që më prish gjumin.Shpesh kjo më bën grindavec, nuk duroj sa të nisem.Vrullshëm dhe me shumë emocion më kalojnë në kujtesë çaste e momente, ngjarje dhe emra miqsh ,rrugë e rrugica, era karakteristike e shtëpisë e plot të tjera ,që ma shtojnë ,mallin, kënaqësinë për të mbritur një orë e më parë, aty nën hijen e Kalasë, në Sheshin e Çeços, në Gjirokastrën tonë, mes shokëve, miqëve të vjetër!

Veç këto dy vjetët e fundit kjo flama e nxirrosur, Pandemia, na ka penguar ose më mirë të themi troç na ka privuar të drejtën të vemi e të “dëndemi” e të çmallemi me atë gjënë e shtrënjtë, “pikën e floririt”siç thotë dhe kënga, Gjirokastrën time,Gjirokastrën tonë të shtrënjtë!

Që nga ajo kohë, unë u rrita në Gjirokastër, aty eca zbathur, u gjakosa, u grinda, “”vodha” fiq, kumbulla, shegë,me shokët nëpër koshte e qersa,aty u shkollova deri në gjimnaz, aty lindi pasioni për tu bërë aktor , kur i lutesha Xha Qaniut të na fuste pa biletë në filmat me luftë,aty u ktheva dhe punova aktor për qytetin tim, aty u martova me një vajzë nga një fis i madh Gjirokastrit aty u lindën fëmijtë e mi , deri sa ndodhi e u kthye e vendosa të emigroj.

Gjirokastra për mua është gjithshka, është gjysma e jetës sime e rrënjosur thellë në damarët e mi, në çdo qelizë të trupit tim.Kam gati 30 vjet i larguar,por ajo, Gjirokastra është këtu…brënda mejee…asnjë dhe asgjë, përveç ikjes nga jeta ,nuk ma merr dot.

Këtë herë që do nisesha për të vajtur në Gjirokastër, nuk ishte si herët e tjera.Thashë kjo “Flamë”…Pandemia na prishi shumë gjëra.Më parë rruga drejt saj më dukej ndryshe, makina sikur fluturonte.Flisja me shokë, miq dhe kur mbrija nuk më pritej sa te takohesha me shokët.Kafen e mëngjezit të parë do ta pinim bashkë me mikun tim të shtrënjtë Jorgo Dhimën te Altin Xhemali.Pastaj vazhdonin me radhë…me shokët e teatrit,me Hysniun te Pishina e tyre në Mashkullorë…etj.Këtë herë joo…Gjirokastra qe rrudhur…Kafen te Altini nuk e shijova, megjithse ai u përpoq të krijonte atmosferë.Atmosfera e para dy vjetëve nuk ishte , pak shokë dhe të heshtur, bëmë adetin,u pyetem…Jorgo Dhima nuk erdhi…ky virus i mallkuar i mori jetën, na ndau, e ndau nga familja,mbesat, nipat, nga shokët e miqtë.

Jorgua qe një nga miqtë e mi më të dashur, një njeri i mrekullushëm dhe teknik i shkëlqyer që i la Gjirokastrës di sa vepra monumentale si Resorti i Kërcullës etj.

Aty nuk erdhi as Jani Liti, njeriu buzagas e i pa përtuar për tërë gjirokastritet.Mungonin shumë gjirokastrit të njohur, disa të vyer, ndaj se si më dukej, një pezmatim i përgjithshëm që më bënte nervoz.Por edhe popullsia mu duk e pakët…Mësova se kishin ikur shumë…Pallati ku banoj ,dikur gumëzhinte, tani i heshtur, i mugët…

Te Teatri që po restaurohet, nuk punohej.Dyert mbyllur!
Te kafeneja te Pisha pranë teatrit, pimë kafe me Klementin e me Lilin, dy miqtë e mi më të mirë.Mësova se kishin filluar një dramë të dramaturgut e komedianit Hysni Koko., me regji të Milto Kutalit ardhur nga Tirana.U gëzova shumë edhe për trupën edhe Hysniun.Hysniu për mua eshtë i talentuar, veç duhet përkrahur, se sot luan rol emri…Ehhhh…kohë virane!

Në darkë u ngjita në pazar….!

Kalova mes për mes dhe u ngjita te Kodra!Bukur lokalet!Plot me njerëz dhe sidomos rini…mu zbardh shpirti…Aty takuam miqtë tanë Llambi Margaritin, Todi Bilushin me zonjat e tyre…

Plasi gallada..qeshëm me shpirt.Ishte hera e parë pas kaq ditësh që më qeshi buza. U ndamë të kënaqur. Një ditë më parë pimë kafe me Mikel Zhapën…Kujtuam problemet tona të emigracionit.
Eehhh…nuk shëtita dot aq sa desha, nuk u ngopa me Gjirokastrën time…Rrugët të prishura për shkak të punimeve të ujësjellësit dhe sidomos badërdia e Sheshit me pezmatuan.

Ajo që më qetësoi në ato pak çaste që ndënja në Gjirokastër ishte shëtitja dhe kafja në Pishinën “Glow” të miqve tanë Hysni Koko dhe fëmijtë, Ermali dhe Alketi.
Pishina është një investim evropjan.Ambjent i mbrekullushëm, rrethuar me pemë, uji i kristaltë, i pastërt, çadra, shezllone,bufe, ushqim të shijshëm , çdo gjë e mrekullueshme.Unë sugjeroj që aty bëhet një pushim i mrekullushëm ditor,për të gjithë gjirokastritët.
Nëse do të isha në Gjirokastër do ta frekuentoja me kënaqësi.

Kështu dhe kaq qe kjo vizitë e shpejt në qytetin tim , në dashurinë time të veçntë dhe të shtrënjtë…Gjirokastrën…