Ngjarje e rende ne Mamurras/ Plagosen 2 police dhe nje qytetar ne qender te qytetit!

Përplasje me armë zjarri në qendër të Mamurrasit, plagosen 3 persona, mes tyre 2 efektivë! Nisen drejt vendngjarjes FNSH dhe ‘kupola’ e Policisë së Shtetit

Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur pas një përplasje me armë zjarri në Mamurras pasditen e sotme. Të dy policët janë qëlluar në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Report Tv mëson se ka mbetur i plagosur edhe një qytetar.

Njëri prej policëve është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri me sende të forta. Efektivët e patrullës së policisë të lënduar në krye të detyrës janë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj ndërsa qytetari Nikoll Vorfi. Në të gjithë zonën janë ngritur patrulla dhe pika kontrolli për të kapur autorët.

Drejt vendngjarjes nga Tirana janë nisur Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu e drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj./Shqiptarja