Ngjarje e rende ne Gjirokaster

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër” në Gjirokastër.

Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se viktima është Ilir Ruco 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

“Pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, thotë policia.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, i cili u shoqërua për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.