Ngjarje e Rëndë në Kufirin Grek! Shkëmbim Zjarri me Policinë Greke për Kafshët e Grabitura!

Një ngjarje e rrëndë ka ndodhur sot në kufirin jugor të Shqipërisë me Greqinë.

Një grup grabitësish janë konfrontuar me policinë greke herët mëngjesin e sotëm duke përdorur edhe armë zjarri.

Teksa grupi i përbërë nga pesë veta po përpiqej të kalonte kufirin, policia greke është vënë në ndjekje të tyre afër Shën Nikolas në Filat të Igumenicës.

Bashkë me policinë është aktivizuar edhe njësia OPKE i sektorit kundër narkotikëve dhe në momentin që grupi i grabitësve i ka vënë re ka hapur zjarr ndaj policisë e cila gjithashtu është kundër përgjigjur me zjarr.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit vetëm tre prej grabitësve kanë mundur të shpëtojnë duke kaluar në tokën shqiptare, ndërsa dy të tjerët janë kapur. Dy shqiptarët e kapur përkatësisht të moshës 16 dhe 46 vjeç kanë vijuar rezistencën ndaj policisë duke plagosur lehtë njërin prej tyre.

Sipas hetimeve rezulton se grupi kriminal ishte përgjegjës për grabitje kafshësh ne katër muajt e fundit në zonën e Filatit në Igumenicë. Duke hyrë në Greqi ilegalisht nga mali vidhnin kafshët dhe i transportonin të gjalla ose të therura me mushka drejt Shqipërisë per t’i shitur.

Grabitësi 46-vjeçar quhet Sulo Ismaili dhe është nga fshati Janjar i Sarandës me precedentë penalë në Sarandë dhe në Greqi për grabitje. Ai ishte personi që bëri rezistencë të fortë duke plagosur një nga policët grekë.

Personi i dytë në pranga ka qënë dhe djali i tij, E. Ismaili, 16 vjeç.