Ngjarje e pazakonte, amerikani mashtron 29- vjecarin nga Tirana

Nje ngjarje e pazakonte ka ndodhur ne kryeqytet ku nje amerikan ka mashtruar pronarin e nje hoteli ne Tirane. Mesohet nga burimet e policise se amerikani kishte ardhur ne kryeqytet dhe kishte kaluar naten ne nje hotel ne rrugen e Elbasanit. Ai ka qendruar per nje jave dhe gjithashtu i ishin bere disa leshime ne cmim. Deri diten e largimit nga hoteli amerikani eshte shfaqur si cdo person tjeter qe frekuenton po ate hotel. Nga te dhenat e policise dhe nga kamerat e sigurise rezulton se shtetasi amerikan u paraqit dhe u largua nga hoteli me te njejtin automjet te cilin e kishte marre me qira. Gjithashtu ne dispozicion ishte vendosur dhe nje fotokopje e pashaportes se tij e cila rezultoj si jo e vertete pasi emri i tij ishte tjeter. Mesohet se policia po vazhdon per zbardhjen e ceshtjes.