Nga Sot Me Syte Nga Zoti Punonjesit ne "Biznesin e Madh" - Ministri Ahmetaj ngre Supet gjate Mesazheve per Heqjet nga Puna...

Sot ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut Ministri i Ekonomise Arben Ahmetaj nuk ka dhene asnje zgjidhje per punonjesit qe i perkasin Biznesit te Madh.

Nderkohe qe shume qytetare njoftojne neper portale sesi po hiqen nga vendi i punes, Ministri Ahmetaj nuk dha asnje shprese per kete kategori te punesuarish.

Shume te punesuar raportojne se per muajin ne vijim nuk ka me rroga dhe se pronaret nuk do i mbajne… as me kredine qe u eshte vene ne dispozicion, te cilen e quajne te pakuptimte per sa kohe qe kredite kryesisht merren per investime afatgajta dhe jo per shpenzime afatshkurtra etj.

“Nderkohe qe keta punonjes mund te mos paguhen, pra largohen nga kompania, ata mund te aplikojne per ndihmen ekonomike… por edhe kjo do te kaloje ne filtra sipas rregullave qe duhet te plotesoje kandidati.”

Nderkohe te gjitha bizneset kane filluar te shkurtojne me 70% – 90% stafet e tyre dhe nuk dihet sesi do gjejne te ardhura keta njerez per nevojat minimale per ushqim e mbijetese…