Nëse situata vazhdon të jetë e stabilizuar, ja kur mund të kemi liridalje të plotë...

Kryeministri Edi Rama, shprehet ne nje postim ne fb per liridalje te plote te vendit nga java qe vjen.

Ja postimi:

“Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.
Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç”, – shkruan Rama.