Ne Vrion te Sarandes, dem i madh ne bagetite e imta nga djegia e nje stalle...

Sipas njoftimit te gazetarit Thoma Nika nje ngjarje e rende ka ndodhur sot ORA 06:00

Ne Vrion te Sarandes:

SHKRUMBOHET STALLA ME 230 KRERË BAGËTI BRENDA

Burimet thonë se djegja, me shkak ende të paidentifikuar, ka ndodhur në një stan në afërsi të Qafës së Gjinos, të Bashkisë Finiq.

Megjithëse shërbimi zjarrfikës mësohet të ketë shkuar në vendngjarje brenda 10 minutash, nuk ka qenë e mundur të shpëtohet asnjë nga bagëtitë e imta, të cilat u dogjën të gjalla, pasi nuk u gjend askush për t’i ndihmuar të dilnin nga rrethimi i zjarrtë.

Rezulton të jenë djegur të gjalla 160 krerë dele, 60 qengja, 10 krerë desh dhe e gjithë baza ushqimore, në disa mijëra krere bageti.