Në Sofratikë, aktiviteti tradicional i Bashkisë Dropull për ndezjen e Pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

U zhvillua në Sofratikë, aktiviteti tradicional i Bashkisë Dropull për ndezjen e Pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Me gjithë të ftohtin, atmosfera ishte e ngrohtë dhe festive , ku kori i femijëve dhe veshja popullore dropullite dhe muzika e zonës ndryshuan çdo gjë.

Të pranishmit i përshëndetën Kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, z. Dhimitrios Saharidhis, të cilët uruan gjithë Dropullitët dhe Pogonitët e kudondodhur për Krishtlindje të bekuara dhe mbarësi për Vitin e Ri 2022.

Pas ndiçimit të Pemës, ceremonia vazhdoi me këngë nga kori i femijëve dhe valle tradicionale dropullite.

Pemët e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do të ndriçohen edhe në sheshe të fshatrave të tjera të kesaj bashke, si në Vrisera, Jorgucat, Poliçan etj