Përmeti si Gjirokastra " Ndihmoni gjyshërit dhe nënat", ndërgjegjësim kundër koronaviruesit edhe me ...

Ka nje shprehje populli ” Me mire vone se kurre” por qe ne situaten qe kalojme gjen zbatim shpejte.

Pervoja e Gjirokastres per sensibilizimin e njerezve edhe me parrulla e banderola kunder koronavirusit ka gjetur mbeshtetje menjehere edhe ne Permet, ne qytetin e dalluar per pasterti dhe nikoqirllek.

Permetaret po u binden “ kushteve dhe rrethanave të gjendjes së jashtëzakonshme” sikurse thuhet ne faqen Bashkia Permet ku jane botuar edhe foto me banderola në qendër te qytetit, ideuar nga studenti përmetar Kristi Meshini dhe qe u vendosën nga punonjësit e Bashkisë për të ndërgjegjësuar dhe kuptuar realitetin e pashmangshëm të këtyre ditëve.

Ne kete qytet dhe fshatrat e saj, nderkohe qe punonjësit e Bashkisë, të Shëndetësisë, Policisë dhe shërbimeve të tjera sociale janë në gadishmëri, te rrish brenda në shtëpi këto kohë, te ndihmosh njerezit ne nevoje e vecanerisht te moshuarit,  vleresohet përgjegjësi humane dhe historike.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com