Në kopshtin "Kësulëkuqja" filloi sot vaksinimi edukatoreve kundër gripit të stinës...

“Siguria për vogëlushët e qytetit është primare e mbetet fokusi ynë që në fillesë, ndaj jam vërtet i lumtur që sot filluam vaksinimin e edukatoreve kundër gripit të stinës, fillimisht në kopshtin “Kësulëkuqja” e më tej në të gjitha kopshtet e Tiranës”, tha sot kryetari i Bashkise Erion Veliaj, ne diten e pare te fillimit te vaksinimit te edukatoreve qe do te vazhdoje ne te gjitha kopshtet e Tiranes.

“Jam falënderues për të gjithë kolegët, Ogertën, Silvën e Zhanetën që po drejtojnë një operacion të stërmadh në këtë betejë kaq të vështirë si për gripin sezonal edhe për përgatitjen e mëvonshme në vaksinimin e qytetarëve ndaj Covid-19.Uroj shëndet për të gjithë!”- u shpreh Erion Veliaj.