Në Gjirokaster, konferencë përkujtimore organizuar në 85-vjetorin e lindjes së baba Haxhi Saliajt

Në konferencën përkujtimore, organizuar në 85-vjetorin e lindjes së baba Haxhi Saliajt, vlerësuam rolin e shquar të tij dhe historikun e bektashizmit në Gjirokastër, shkruan ne faqen e tij ne fb Kryetari i Bashkise te qytetit te Gjirokastres Flamur Golemi.

Teqet bektashiane kanë qenë dhe mbeten vatra të rëndësishme për edukimin e brezave. Baba Haxhi Saliaj spikati si klerik i tarikatit bektashi ndërsa në figurën e tij evidentohen atdhedashuria, respekti për besimet e tjera, dëshira për dijen dhe arsimin.

Forca e besimit të palëkundur në Zot e gërshetuar me ndjenjën e humanizmit, bënë që ai t’i mbijetonte kalvarit të vuajtjeve gjatë diktaturës dhe pas vitit 1990 të jepte një kontribut të vlefshëm, për ringritjen e bektashizmit.

Figura si baba Haxhi Saliaj lënë gjurmë jo vetëm tek klerikët dhe besimtarët por në tërësi, në trevat dhe komunitetet përkatëse, duke qenë gjithmonë pjesë e memories së brezave.