Ne afersi te Lushnjes,po ndërtohet qendra më e madhe e grumbullimit, ruajtjes, distribuimit dhe eksportit të fruta- perimeve dhe agrumeve në rajon

Sipas Ministrit te Bujqesise Bledi Çuçi, ne afersi te Lushnjes,po ndërtohet qendra më e madhe e grumbullimit, ruajtjes, distribuimit dhe eksportit të fruta- perimeve dhe agrumeve në rajon, investim rreth 8 milionë Euro i kompanisë “Doni Fruits”, mbështetur me fondet e qeverisë dhe BE-së nga programi IPARD përmes AZHBR.

Në fund të muajit tetor përfundon faza e parë e këtij investimi tejet të rëndësishëm për sektorin bujqësor.

Kjo qendër do të ketë 33 dhoma frigoriferike dhe magazina për prodhimet bujqësore, me ruajtje dinamike të produktit deri në 2 vjet. ✍ Mbi 300 persona do të jetë numri i të punësuarve direkt pas përfundimit të investimit, ndërsa në mënyrë indirekte kjo sipërmarrje që ndodhet në një pozicion strategjik, ku kryqëzohen tre zonat që kanë më shumë prodhime bujqësore në vend; Lushnja, Fieri dhe Berati, do të punësojë mbi 6 mijë persona.