Nxenesit e Koto Hoxhit dhe vogelushet e kopshtit Cicerima te Gjirokastres mbjellin lule dhe peme( Foto)

Sot ne Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kryetari i Bashkise i Gjirokastres Flamur Golemi dhe Prefekti i Qarkut Odise Kote kane qene se bashku me nxenes dhe vogëlushe te shkolles “Koto Hoxhi” dhe kopshtit “Cicërimat”.

Gjate kesaj dite, nëpërmjet aktiviteteve plot gjallëri fëmijët mbollën lule dhe fidanë pemësh në lagjen “18 Shtatori, çelën ekspozita në pikturë, prezantuan punime me materiale të riciklueshme dhe kulinarinë karakteristike, duke përcjellë mesazhin që të përkujdesemi për tokën jo vetëm në një ditë të shënuar por gjatë gjithë vitit.

Bëhu edhe ti mik i tokës !-ishte parrulla qe sensibilizoi dhe mobilizoi femijet te mbjellin lule e peme per nje mjedis sa me te paster.