Ndodh live gjate emisionit te lajmeve ne MCN TV, gazetari shkon t'i ndihmoje live... (video)

Ndodh live gjatë reportazhit te televizionit MCN TV ajo qe bejne prej kohesh shume banore te zones e ku dje rezultoi me humbje e jete.

Një ditë pas aksidentit vdekjeprurës në zonën e Astirit, ku një këmbësor mbeti i vdekur nga një makinë pasi kaloi trafikndarësen, i njëjti rast u përsërit gjatë një lidhjeje live që MCN TV kishte nga zona.

Teksa gazetari Arsen Rusta po raportonte live, dy vajza të mitura kalojnë rrugën në të njëjtën mënyrë.

Edhe vet gazetari i shqetesuar per fatin e tyre doli në rrugë duke u përpjekur t’i ndihmonte të kalonin rrugën duke ua bere me dore automjeteve qe po vinin me shpejtesi…