Ndërron veshjet 5 herë në ditë dhe nuk ha drekë! Disa fakte rreth mbretit Charles

Ndërron veshjet 5 herë në ditë dhe nuk ha drekë! Disa fakte rreth mbretit Charles

Të gjithë ne, duke përfshirë mbretërorët, kemi zakonet tona të përditshme dhe preferencat personale që na japin individualitetin tonë. Dhe ndërsa Princi Charles u bë Mbreti Charles III , duke pasuar në fron nënën e tij Mbretëreshën Elizabeth II, më poshtë keni disa detaje rreth jetës së përditshme të Monarkut.\


Ai ndërron veshjet e tij 5 herë në ditë

Monarku i ri ka qenë gjithmonë i njohur për stilin e tij elegant. Dhe kjo do të thotë se ai i kushton shumë kohë dhe vëmendje zgjedhjeve të veshjeve të tij. Madje, u zbulua se ai i ndërron rrobat pesë herë në ditë.

Ai udhëton me krevatin dhe tualetin e tij

Një autor, i cili ishte gjithashtu biografi i besuar i Princeshës Diana, kishte përmendur se Monarku udhëton me ndenjësen e tij të tualetit, duke përfshirë edhe kur ai është në udhëtime në shtëpitë e miqve të ngushtë. Ai shtoi gjithashtu se ai merr me vete shtratin e tij si dhe dy foto të peizazheve skoceze.

Atij i pëlqen të lexojë Happy Potter

Mbreti është një adhurues i madh i serialeve fantazi. Queen Consort, Camilla, ka treguar se “Ndonjëherë, kur jemi me burrin tim në Skoci, ai lexon Harry Potter “.

Nuk ha drekë

Mbreti Charles nuk ha drekë. Një ish-korrespondent mbretëror ka vënë në dukje, “Dreka shihet si një luks që pengon punën e tij, kështu që ai ha mëngjes vonë dhe punon gjatë pjesës tjetër të ditës.”

Ai shkroi një libër për fëmijë

Mbreti anglez ka shkruar një libër për fëmijë të quajtur Plaku i Lochnagar . Libri u botua në vitin 1980 kur ai ishte në fillim të të tridhjetave.

Ai është shumë punëtor

Një redaktor dhe komentator i Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar se “Charles është shumë punëtor dhe nuk ndalet kurrë”. Në fakt, vetëm në vitin 2019 ai kishte kryer 521 angazhime, duke përfshirë 145 vizita zyrtare, ceremoni, sporte, koncerte dhe aktivitete bamirësie.

Pasioni për bujqësinë organike

Charles ka qenë një avokat i bujqësisë organike për një kohë të gjatë, dhe zotëron një fermë për 35 vjet. Prodhimi nga ferma u përdor madje për të krijuar një markë të quajtur Ëaitrose Duchy Organic , e cila shitet në supermarkete.

Ai është një piktor i talentuar

Ana krijuese e monarkut shtrihet edhe në pikturë, të cilën ai e përshkroi si një nga ushtrimet më relaksuese dhe terapeutike që njeh./Nga Stil Jete/