Ndahet nga jeta shoferi i njohur gjirokastrit Teki Sino

Me hidherim japim lajmin per ndarjen nga jeta te Teki Sinos banor i lagjes Pllake ne qytetin e Gjirokastres.

I ndjeri Teki Sino ishte nga burrat e urte dhe te mire te Gjirokastres, me personalitet te spikatur si qytetar i kulturuar, profesionist si shofer i njohur e i palodhur i turizmit te qytetit e me pas edhe ne ndermarrje te tjera.

Fillimisht profesionin e shoferit e nisi ne ushtri, pastaj ne  ndermarrjen e ndertimit,  ne ntan dhe konsum dhe nga vitit 1966 deri ne vitin 1981 ne Turizmin e qytetit.

Pas ketij viti per afro 15 vjet punoi ne ndermarrjen e ujrave me Gaz e Zuk per sistemimin e vaditjen e fushes se Dropullit, Valarese e zonave te tjera.

Eshe pas daljes ne pension sherbente ne nje kafeteri ne mes te Pazarit .

Tekiu u nda nga kjo jete duke lene pas emer dhe kujtime te mira per shoqerine gjirokastrite.

Ngushellime familjes! I paharruar kujtimi i njeriut te mire!

gjirokastraonline

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com