Ndahet nga Jeta në Moshën 99 vjeçe Nexhmije Hoxha, Gruaja e Ish-Liderit Enver Hoxha

Ndahet nga jeta ne moshen 99 vjeçe Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-liderit Enver Hoxha.

Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, por prindërit e saj ishin nga Dibra. Shkollën e mesme e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë.

Ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941.

Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare dhe pas çlirimit të vendit kreu funksione të larta partie dhe shoqërore.

Me Enver Hoxhën u martua në 1 janar të vitit 1945. Ka tre fëmijë, 2 djem dhe një vajze.

Pas vitit 1990, ne janar 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me disa vite burg.

Eshte marre me publiçistike dhe ka botuar disa libra.