Ndahet nga jeta mjeku i njohur gjirokastrit Kujtim Mezini

Me hidherim mesojme se eshte ndare nga jeta mjeku i njohur gjirokastrit Kujtim Mezini.

Pas studimeve ne Fakultetin e Mjekesise te Universitetit te Tiranes ushtroi profesionin e mjekut ne spitalin e qytetit te tij te lindjes, ne Gjirokaster.

Gjate gjithe viteve te punes Dr. Kujtimi u karakterizua nga profesionalizmi i larte ne detyre dhe qytetaria ne marredhenie me pacientet dhe koleget e tij.

Edhe pas përfundimit të arsimit të lartë, ai nuk i pushoi përpjekjet për kualifikimin profesional e shkencor duke dhene nje kontribut te madh ne zgjidhjen e problemeve shendetesore ne rrethin dhe qarkun e Gjirokastres.

Me ikjen e tij familja dhe te afermite, miqte e shumte humben njeriun e mire, gjirokastritin fjaleembel , mjekun e palodhur qe nuk kurseu dijet ne sherbim te jetes se njerezve ne komunitetin gjirokastrit e me gjere.

I paharruar Dr. Kujtim Mezini! U prehte ne paqe!