Ndahet nga jeta gjirokastritia Gjyzo Hajdini, zonja e shijes dhe fjalës së ëmbël

Ndahet nga jeta nje gjyshe dhe nene e mire, Gjyzo Hajdini, gjirokastritia qe nje jete punoi ne punishten e prodhimit te embelsirave.

Historia familjare dhe profesionale e saj eshte e lidhur me nje nga zanatet me te vjetra te qytetit, me gatimin e ne menyre te vecante me prodhimin e embelsirave.

Ajo ishte balli i kesaj tradite me pervoje shumevjecare , nga te parat gra te qytetit qe doli ne pune e qe me shoqe bashke embelsoi per vite me radhe qytetin me embelsirat aq te shijshme prodhime te duarve te saj te arta.

Gjyzua njihte mire artin e kuzhines gjirokastrite dhe ishte nga te parat ne qytet qe hodhi bazat e prodhimeve tradicionale te embelsirave me krijimin e punishtes se embelsirave.

Ajo punoi nje jete me brumin e sheqerin per t`u dhene atyre forme e shije, perzier me ereza qe i perdorte aq mjeshterisht, dhjetra ne llojshmeri, te gjitha te tradites nga llokumet me arre, pastat e tortat, glikot etj.

Puna e saj do te mbetet e pahumbur ne cdo kohe se ishte vlere, eksperience.

Ajo ishte shkolle per pasticeret e reja qe dhe sot mbi bazen e mesimeve te saj vazhdojne te prodhojne embelsira te tradites, ashtu si pergatiten ne shtepite gjirokastrite.

Deri sa doli ne pension, per pune shembullore e cilesore ne prodhimin e embelsirave ajo eshte vleresuar dhe nderuar.

Dhe me pas mbeti nje keshilltare e mire per te gjitha ato vajza e nuse qe donin te mesonin per prodhimin e embelsirave te tradites.

Ishte zonje e shijes se mire, e fjales se embel, e buzeqeshur, e folur dhe e pershendetur nga te gjithe kur e shikonin te ulur ne sofatin e portes te shtepise se saj.

Nga sot mjeshteria e pa arritur ne zanat qe miresine dhe embelsine e kish jo vetem pjese te profesionit por edhe te karakterit te saj fisnik, nuk do te jete me fizikisht mes njerezve te saj te shtrenjte por do te rroje ne zemrat e tyre dhe memorjen e qytetit.

Ngushellime familjes, u prehte ne paqe shpirti i saj i mire!

gjirokastraonline