Moti i keq përfshin edhe Greqinë veriperëndimore
Probleme me përmbytjet ka patur edhe në Greqi. Rrugë të bllokuara nga ujërat dhe inertet janë raportuar në Janine dhe Igumenicë, sidomos në zonat rurale. Një automjet është rrëmbyer nga ujërat në Korfuz ku një grua ka rrezikuar jetën gjatë udhëtimit. Si pasojë e erërave te forta Korfuzi ka patur edhe probleme me energjinë elektrike. Rrëshqitje dheu ka pësuar zona e Filatit dhe Konicës, ku si rezultat është bllokuar qarkullimi për disa orë.
Dëme të mëdha nga përmbytjet janë hasur ne Epir ku 5 persona janë shpëtuar nga mbytja, ndërsa në rrugët kombëtare probleme ka pasur edhe për shkak të gurëve që kanë rënë nga malet. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati edhe në Konicë, ku si pasojë janë përmbytur plantacionet bujqësore. Më e rënduar paraqitet situata në Prevezë, ku biznese dhe banesa të shumta janë përmbytur nga uji.