Mos mblidhni buzët, Koronavirusi në tualet, ja cfarë duhet të bëni…
Koronavirusi vjen “’rrotull” edhe ne tualet, ja cfare duhet te beni…
Eshte folur dhe me pare, po tani duhet te jeni dhe me shume te kujdesshem se virusi vdekjeprurës mund të trasmetohet dhe të përhapet nga materialet fekale, prandaj ja se cfare duhet te beni:
E para, mbyllja me kapak e guacës së WC-së dhe gjate shpëlarjes (lëshimit të ujit) të guacës së WC-së mund të “dalin” në ambient të jashtëm, shkruan “NYpost”, përcjell nga Telegrafi.
Sëmundja Covid-19 për të cilën tashmë shkencëtarët kanë paralajmëruar që mund të transmetohet nëpërmjet transmetimit fekal dhe oral, gjithashtu mund të përhapet edhe nëpërmjet jashtëqitjeve të aerosolizuara. Këtë studim e ka mbështetur dhe publikuar Shoqata e Profesionistëve të Kontrollit të Infeksioneve dhe Epidemiologjisë.
Aerosolizimi është procesi ose akti i shndërrimit të disa substancave fizike në formën e grimcave të vogla dhe të lehta të mjaftueshme për t’u bartur në ajër.
Jashtëqitja e cila është e aerosolizuar mund të përhapet në ajër kur e lëshoni ujin në guacën e WC-së, gjë që çon në përhapjen e aerosolit, e cila ndonjëherë përmban materie fekale të krijuara nga shpëlarja.
Mbylleni guacën me kapak, pastaj lëshojeni ujin – ka këshilluar profesori i inxhinierisë së makinerisë nga Universiteti Purdue, Dr. Qingyan Chen, në një intervistë me Forbes.
Chenka shtuar se kjo është zgjidhje e thjeshtë, e cila ndihmon në kontrollimin e përhapjes së sëmundjes nëpërmjet tualetit.
Sidoqoftë, asnjë studim nuk ka demonstruar në mënyrë të qartë ose hedhur poshtë lidhjen e sëmundjes me kapakun e tualetit, dhe domethënia e rrezikut mbetet gjerësisht e pakarakterizuar.