Monedha të Reja në Qarkullim - 20 Lekë tani jo më pa Pikat mbi e...

Nga data 30 Mars, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhat e reja metalike me vlerë 20 lekë te emetuara në vitin 2016.

 

Do të bëhet korrigjim i fjalës Leke në Lekë, sepse në versionin e vjetër shkruhej me e dhe jo me ë.

 

 

Nuk do të ketë asgjë tjetër ndryshe, përveç këtij detaji të vogël, që në fakt është shumë i madh.

 

 

 

Duke filluar nga data 30 Mars, kjo monedhë do të pranohet si mjet pagese njëlloj si monedhat e tjera ekzistuese të kësaj prerjeje, të prodhuara vitet e mëparshme.