Mjeku Pëllumb Pipero:Situata nën kontroll, jam optimist por...

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar sërish vetëm 4 raste të reja me Covid 19 ashtu sikurse edhe ditën e djeshme.

Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se situata është nën kontroll por gjithçka është në dorën e qytetarëve, sesi ata do të sillen ndaj masave të liruara.

“Situata është e qetë dhe nën kontroll. Gjithçka tani e tutje është në dorën e qytetarëve. Deri tani kanë qënë bashkëpunues. Është e rëndësishme që rastet e shtruara janë të pakët. Jam optimist,” tha Pipero për Open.Sot,com.al