Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti:Virusi e ka bere ciklin e vet, por perseri duhet kujdes dhe ja sepse

Virusi e ka bere ciklin e vet, por perseri duhet kujdes dhe ja sepse
“Sa është i përhapur vërtetë virusi nuk mund ta themi dot vetëm përmes tamponit, tamponi është vetëm një fotografi e momentit, eshte shprtehur Epidemiologu Ilir Alimehmeti. Mund të themi që për momentin ky virus e ka bërë ciklin e vet, pasi që në fillim mendohej se do të ishte rreth 10 javë, pra rreth 70 ditë. Ne sot jemi në ditën e 100-të dhe mund të themi qartësisht se këtë cikël e kemi plotësuar”.

Me rritjen e temperaturave, në vendin tonë do të ulet ndjeshëm mundësia për t’u infektuar nga koronavirus, por kjo nuk do të thotë se do të zhduket plotësisht, tha mjeku Alimeheti duke vazhduar se “Fuqia e virusit ulet në temperaturë të lartë. Nuk e zhdukin komplet por e minimizojnë mundësinë ngjitëse të tij në temperatura të larta. Shfaq një sezonalitet, por ndryshe nga gripi, koronavirus në verë nuk zhduket komplet. Temperatura do na ndihmojë shumë por nuk do ta zhdukë. Ky virus jeton shumë pak në ambient me diell”.

Ai foli dhe per teoritë se virusi është krijuar në laborator. “Së pari nuk ka asnjë provë dhe asnjë studim të vetëm që ky virus është krijuar në laborator. Ky virus është krijuar në mënyra natyrore dhe nga kafshët është transmetuar tek njeriu”.