Koha për debat/Mirësevini ne restorantin tonë, fjalë të mira e çmimet në qiell!

Rrjetet sociale shperthyen ne “bombardime” kunder çmimeve pas ‘skandalit” ne nje restorant ne Llogara ku ne fund te fatures vec cmimit ne total ka dhe nje shenim: MIRESEVINI!

Ja sa perzemersisht te presin ne restorante, ta kujtojne mireseardhjen edhe kur te vjen fatura e kripur, kur ta “matin koken me spango” sic ka nje shprehje ne Gjirokaster.

Gati ne cdo restorant te vendit ku jetojme, cmimet jane ne qiell!

1 pilaf 150 -200 leke te reja , nje omelete 300 leke te reja, (dy koqeve me nje cike djath ) nje supe pule dhe me perime 300 leke te reja, nje peshk 800 -1000 e me shume leke te reja, nje pace per mengjes kudo e gjen 250 -deri 300 te reja, nje “sallate koshti” dmth sic e quajne ne cdo stine, fshati, 250-350 leke te reja edhe kur domatet, piperkat, e sallatoret “shkelen me kembe”.

Po di e tre koqe qifqi apo “qofte shtepie” jo te pazarit sa shiten, po nje arapash, po nje ?!

” Nuk na vete ushqimi ne bark, na del nga hundet, po c`te bejme ” shprehen pushuesit kur ballafaqohen me cmimet e larta, pa provuar te futen ne ca restorante te tjera ku peshku eshte i eger e te merr malli ta shikosh dhe me sy pa le ta shijosh.

Ndersa pronaret, ne bregdet apo ne mal thone: ” Ketu paguan dhe vendin,detin, pishat” ,  sikur keto t`i kene bere ata me duart e tyre!”.

Pas termetit dhe pandemise, eshte koha qe pronaret e restoranteve dhe jo vetem ne qytetet bregdetare po kudo te reflektojne per cmimet, te shikojne me sy te mire klientin e jo te mendojne si “t`ja kallin” e mos shkojne me mendimin “duan s`duan ata do pushojne”.

Kane ndryshuar gjerat, “eshte mbledhur leku”thone te vjeterit.

Nuk e dime c`mendoni po ca gjera duhen thene qe sherbimet dhe cmimet te permiresohen, ne favor te shumices!

Eshte koha per debat!