Zgjojeni nga gjumi me urimet dhe pelqimet tuaja!

Ja dhe nje talent tjeter ne pikture. Eshte Ester Senjo, nxenese e klases se 7 ne shkollen Koto Hoxhi te qytetit te Gjirokastres.

 

Tani qe ne po percjellim vizatimin e saj me siguri eshte ne gjume. Ora po afron 10.3o e darkes, ndaj ju ftojme ta “zgjoni” nga gjumi me urimet dhe pelqimet tuaja.

Me pare, vizatimi i saj eshte percjelle ne internet dhe ka goxha urime. Edhe ne e pergezojme dhe e urojme qe te vazhdoje te pikturoje Gjirokastren,  natyren e saj te bukur, fshatin nese ka shkuar ndonjehere, detin nese ka pushuar…

Urime Ester e se shpejti do gezojme nese pergatitesh per ndonje ekspozite. Nese nuk e realizon dot vetem, bashkohu me piktoret e shkolles…

Jemi te hapur, mirepresim punimet dhe krijimet e femijeve!