Ministrja Shahini ka kete Lajm per Nxenesit dhe Maturantet! Ndersa provimet...

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka dalë në një komunikim për media, ku u shpreh se shkollat nuk do të rihapen. Sipas Shahinit shkollat do të hapen vetëm për maturantët në datën 18 maj.

Mësimi për maturantët do të zhvillohet në klasa të ndryshme, duke respektuar distancat. Kjo bëhet që të zhvillohen provimet e maturës, në datat e paracaktuara.

Ndërkohë të gjitha klasat e tjera do të vijojnë mësimin “online”, pra shkollat nuk do rihapen për nxënësit nga klasa e parë në të 11-në.

Shahini tha se do të anulohen provimet e klasës së 5-të dhe të 9-të, pra provimet e lirimit nuk do të zhvillohen në Shqipëri./Gazeta Mapo/